Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka komentuar qëndrimin e Greqisë në lidhje me hapjen e negociatave.
Lidhur me këtë qëndrim, Tabaku shprehet se “mos hapja e kapitujve në dhjetor prej problemeve të ngritura nga Greqia mendoj që është vendimi i gabuar prej nxitimit”.
Jorida Tabaku u shpreh se “Kemi 10 vite në lojën me kungulleshka! ”
Gjithashtu deputetja shtoi se të gjithë e dimë që procesi integrimit është në vetvete një proces transformimi që i shërben Shqipërisë për të ndërtuar pikërisht atë shtet të së drejtës dhe demokratik që kërkojmë ne si shqiptarë e jo vetëm se e duan të tjerët.