-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhen detaje nga vrasja dje në Prishtinë, viktima kishte njohje me parlamentarin suedez

Kryesoret

Kosova u trondit dje nga një vrasje e rëndë ku mbeti e vrarë gruaja e ish-këshilltarit të Behegjet Pacollit, Naim Murselit.

Viktima quhet Liridona Musliu e cila ishte e lindur në Suedi, në provincën Bohuslan, nga një familje shqiptare.

Për ngjarjen ka reaguar edhe anëtari i parlamentit suedez, Magnus Jacobsson, pasi raportohet se kishte njohje të afërta me familjen e 33-vjeçares.

Ai u shpreh i shokuar nga ky lajm dhe se po mendonte dhimbjen e gjithë familjes.

Liridona ndodhej në makinë me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre të mitur, kur disa persona të maskuar i ndaluan dhe duke i kërcënuar me armë u kërkuan t’u jepnin sendet me vlerë.

Pasi i grabitën ata qëlluan me armë. Bashkëshorti i 33-vjeçares u largua nga makina me djemtë e tyre, por Liridona nuk mundi dhe mbeti e vrarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit