-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitsotakis bllokoi Shqipërinë, Berisha: Nuk ka faj Greqia, por Edi Rama

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha i dha të drejtë Greqisë në veton që i ka vendosur Shqipërisë për rrugën e integrimit, konkretisht hapjen e kapitujve të parë të negociatave pasi kaloi me sukses procesin “screening”. Lideri i opozitës tha sot se fajtori kryesor është Edi Rama që nuk po lejon sipas tij Fredi Belerin, që është kushti i Greqisë, që të betohet.

Ligjet e vendit nuk e ndalojnë kurrë Belerin për të bërë betimin dhe betimet janë bërë në këtë vend jo një por disa, pavarësisht se kanë qenë të burgosur. Është Edi Rama që ka marrë pushtetin juridik dhe nuk lejon të betohet.

Betimi i Belerit nuk kërkon vendim gjykate apo prokurorie, por urdhër administrativ për të bërë betimin. Është ministria e Drejtësisë, drejtoria e Burgjeve është gjithçka ekzekutive. Po e pengon Edi Rama, Greqia nuk po kërkon asgjë tjetër veç zbatimin e ligjeve të vendit. Edi Rama po e pengon sepse është i harbuar, tërbuar pas trojeve në Himarë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit