Gjykata e Apelit në Selanik dënoi me 16 vite e gjysmë 27-vjeçarin i cili shtypi Emanuelën ,21-vjeçaren e cila fatkeqësisht ndërroi jetë. Aksidenti ndodhi në Selanik në nëntor të vitit 2022.
Në gjykatë u dëgjuan rrethanat e ngjarjes, ku u evidentua se shqiptari drejtonte mjetin me shpejtësi të lartë dhe kishte përplasur për vdekje të renë. Ai u shpall fajtor për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme me pasojë vdekjen, largim nga vendi i aksidentit dhe drejtim mjeti pa patentë.
Pas marrjes së vendimit nëna e viktimës i foli 27-vjeçarit duke thënë: “Kalofsh mirë”
21-vjeçarja mbeti fillimisht e plagosur dhe pas 5 ditësh në spital ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda që kishte pësuar. Familja e vajzës i dhuroi organet vitale të saj.