Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar një 55-vjeçar, të dyshuar si anëtar i bandës mafioze “Ndrangheta” me bazë në Itali.
Massimo Gigliotti, 55 vjeç, ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane sipas një njoftimi të kuq të INTERPOL-it për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë.
Arrestimi i Gigliottit erdhi si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të programit të Interpolit të quajtur I-CAN (“Bashkëpunimi i Interpolit kundër Drangheta”) në Lion, me mbështetjen e një oficeri italian në Kolumbi.
Gigliotti Massimo u kap në Barranquilla, një qytet në Karaibet kolumbiane, ku policia gjyqësore dhe e inteligjencës e ndoqën dhe zbuloi se ai frekuentonte një lokal.
Gigliotti u prangos sapo mbërriti në lokal.
Mafia ‘Ndrangheta’ ka grumbulluar pushtet në Itali dhe jashtë saj dhe akuzohet për import të kokainës në Evropë, si dhe konsiderohet si një nga grupet kriminale më të fuqishme.