-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hekurudha tregtare”, shpërthen treni

Kryesoret

Edhe një tren ka shpërthyer në linjën e madhe të hekurudhës ruse në rajonin siberian, Buriatia. Ky është treni i dytë që shpërthen brenda pak ditësh.

Një person i cili ishte dëshmitar i shpërthimit më 1 dhjetor i konfirmoi raportimet në media për shpërthimin në linjën hekurudhore, Baikal-Amur Main, duke thënë se shpërthimi ndodhi në segmentin që kalon nëpër tunelin Severomuisk, në vendin e njëjtë ku kishte shpërthyer një tren tjetër para dy ditëve.

Mediat ukrainase cituan burime brenda ushtrisë se treni i dytë shpërtheu mbi një urë disa kilometra larg tunelit. Zyrtarët rusë ende nuk kanë komentuar rreth këtij rasti.

Tuneli 15 kilometra i gjatë është më i gjati në hekurudhat e Rusisë. Linja hekurudhore Baikal-Amur Main përdoret shumë për tregti me Kinën.

Ngarkesa në hekurudha u rrit shumë pasi Rusia e filloi pushtimin e Ukrainës më 2022, për shkak të transitit të mallrave nga porti Novorossizk dhe portet baltike.

Në vitin e fundit, 149 milionë tonë mallra u transportuan përmes hekurudhave Baikal-Amur Main dhe ato trans-siberiane, sipas të dhënave hekurudhore të Rusisë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit