Kosova është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Mbrëmjen e sotme, policia arrestoi bashkëshortin e Liridona Murseli, e cila u vra dy net më parë teksa po kthehej për në shtëpi. Naim Murseli, që është bashkëshorti u arrestua së bashku me Granit Plavën, i cili dyshohet se është personi që qëlloi për vdekje 30-vjeçaren.
Ai ka deklaruar se Naim Murseli që e ka bashkëfshatar i kishte dhënë 30 mijë për inskenimin e grabitjes dhe vrasjes e gruas. Bashkëshorti u arrestua sapo gruaja u përcoll për në banesën e fundit.
Reagimet në Prishtinë ka qenë të forta dhe të ashpra. Për të folur për këtë ngjarje të rëndë, “5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë në “Skype” me ekspertin e sigurisë Bedri Elezi, e cilësoi si rastin më rëndë që ka ndodhur në Kosovë.