Shaban Murseli, vjehrri i të ndjerës, Lirdone Ademaj – Murseli, e cila dyshohet se është vrarë nga grabitësit më 29 nëntor, i indinjuar deklaroi sot në Kosovë se po bëhen shumë thashetheme mbi vrasjen e saj. Murseli në varrimin e të ndjerës u shpreh se nusja ka shumë gjasë që është ngatërruar me rripin e sigurisë, derisa ishin duke tentuar të ikin.
“Ka thashetheme, por version më i saktë është se ka rezistuar. Kishin blerë shtëpi në Prishtinë, ishin duke rregulluar shtëpinë për të hyrë. I kanë plaçkitur, kanë marrë telefonat, ari, ende nuk i kam parë nipat.
Versioni i tij (Naimit) është se i ka gjuajtur fëmijët prej kerri, edhe në gjuhën suedeze i ka thënë ik, siç duket është ngatërruar nusja me rripin e sigurisë. Është e është e tmerrshme të manipulohet më keto gjëra, unë e di sa shumë e ka dashtë Naimi atë”. Në varrim kanë marrë pjesë familjarët e të ndjerës dhe një numër qytetarësh.
“Në çantë kishte 3 mijë Euro, i tha ik…”! Qindra njerëz i japin lamtumirën gruas që vranë hajdutët