-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra e Lushnjës/Gjykata pranon kërkesën, përjashtohet avokati i Laert Haxhiut, shtyhet seanca

Kryesoret

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit ka vendosur përjashtimin e avokatit Detar Hysi si mbrojtës i Laert Haxhiut.

Ndërkohë që seanca është shtyrë për në 18 dhjetor në orën 11:00.

Kjo pasi dy avokatët e caktuar nga gjykata, Elvis Gorishti dhe Artan Simoni kërkuan sërisht kohë për tu njohur me aktet e dosjes.

Laert Haxhiu akuzohet nga SPAK për “masakrën e Lushnjës” e ndodhur në shtator të vitit 2017 ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Laert Haxhiu është arrestuar ne Greqi dhe është në pritje te vendimit te gjykatës se Apelit Grek nëse do të ekstradohet në vendin tonë. Po ashtu pak kohe me pare prokuroria e Elbasanit ka firmosur një urdhër arrest te dytë për Laert Haxhiun duke e akuzuar për 4 vrasje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit