-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mora fëmijët dhe ika”! Sot u arrestua, por çfarë tha burri në fillim për vrasjen e gruas?

Kryesoret

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e një gruaje në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje. Njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.

Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy vende në Gjakovë. Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri.  Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me plaçkitje.

Por çfarë deklaroi burri në versionin e parë pas ngjarjes?

Ai u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i plaçkitën. Murseli u ka thënë hetuesve se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Kjo situatë e tmerrshme sipas Murselit, e detyroi që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri. Por duket se gjithçka po përmbyset dhe indiciet e para i dha avokati mbrëmjen e djeshme.

Përmbyset gjithçka! Arrestohet burri për vrasjen e gruas në Kosovë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit