-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS mbyll dyert, çon draftin në Kuvend, ja ndryshimet që priten

Kryesoret

Partia socialiste dërgoi dje në Kuvend nismën ligjore për ndryshime në ligjin për komisionet hetimore.

Sipas kësaj nisme ligjore pritet që të kufizohen të drejtat e opozitës për zhvillimin e komisioneve hetimore dhe më gjerë.

Mbledhje të mbyllura parashikohen të ndodhin gjatë dëshmive në komision, me arsyetimin se publiciteti mund të dëmtojë dëshmitarët ose të dhënat që paraqiten në komision.

Në variantin e dytë, drafti parashikon mbylljen e dyerve në rastet kur “publiciteti mund të dëmtojë moralin shoqëror ose mund të sjellë përhapjen e të dhënave që duhet të mbahen sekret në interes të shtetit”.

Ligji i ri detyron të gjithë anëtarët e komisionit që të mbajnë konfidenciale informacionet që dalin në këto mbledhje të mbyllura.

Propozimet e tjera kanë të bëjnë me kërkesën për prova, që me ligjin aktual ishte e drejtë e çdo anëtari të komisionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit