Kryeministri Edi Rama ka komentuar listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se do të jetë një skuadër e ripërtërirë, e përbërë nga individë me eksperiencë dhe energji të re.
Ai deklaroi se do të ketë një përfaqësim të madh të të rinjve në listë, duke siguruar se ata do të jenë pjesë e rëndësishme e Parlamentit.
“Një skuadër perfekte nuk ekziston. Një skuadër shumë të mirë, patjetër, do ta kemi. Do kemi një skuadër të ripërtërirë, do kemi një akudër që do të garantojë vazhdimësinë, një skuadër që do ket1% të gjithë dijen e nevojshme, brenda institucioneve, se për çfarë bëhet fjalë. Do jetë skuadra më e vjetër në eksperiencë dhe më e re në energji. Do keni më shumë të rinj e të reja në PS, se në disa parti të reja, do i votuar ata, që të renë kanë vetëm moshën e drejtuesve të tyre, në rastin më të mirë, të jenë 2 ose 3 veta. Por në PS, diuhet të çoni dhjetëra të rinj, që do jenë në parlament. Kush ka qoftë edhe 1 mandat, do jetë në fushën e betejës për të marrë vota për vete dhe për PS. Në listën e mbyllur, një pjesë e madhe, do jenë njerëz që hyjnë për herë të parë në parlament”, theksoi ai.