Departamenti Amerikan i Shteti ka vlerësuar përpjekjet ndërkombëtare të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit.
Në raportin e DASH, thuhet se Shqipëria ka vijuar përpjekjet kundër terrorizmit me riatdhdhesimin e 13 shtetasve nga kampi sirian.
DASH ritheksoi se nuk ka pasur incidente terroriste të raportuara në Shqipëri në vitin 2022 por përmendi se korrupsioni është një nga problemet e luftës kundër terrorizmit..
“Por, korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit ndërmjet agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem i dobët gjyqësor vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit të Shqipërisë në të gjitha nivelet, përfshirë ato që lidhen me luftën kundër terrorizmit. “ thuhej në raport.
DASH evidenton se Shqipëria ka miratuar strategji kombëtare anti-terrorizëm ndërsa si kërcënim për vendin evidenton përpjekjet e organizatave të huaja terroriste që bindin të rinjtë shqiptarë drejt dhunës.