I jepet sot lamtumira e fundit Liridona Murselit, gruas që dyshohet se u vra nga grabitësit në Prishtinë.
30-vjeçarja, gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, e cila dyshohet se u vra nga grabitësit me 29 nëntor, do të varroset në varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës.
Policia e Kosovës njoftoi se më 29 nëntor, rreth orës 20:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku një grua ka mbetur e vrarë, në sy të burrit dhe të fëmijëve të mitur.