Kuvendin Kombëtar e ka përshëndetur sot, deputeti italian i “Forza Italia”, Alesandro Batilokio. “Kjo është hera ime e tridhjetë në Shqipëri” – tha ai, – “dhe jam gati – gati, një qytetar nderi i këtij vendi që e kam zbuluar që në vitin 1994, kur isha në qytetin e Vlorës”.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu midis jush për të sjellë përshëndetjet e të gjitha partive tona, që ndajnë bashkë vlerat e Partisë së madhe Popullore Demokratike, por mbi të gjitha dua t’i drejtoj përshëndetjen time, liderit tonë, z. Sali Berisha” tha ai.