Para Ambasadës së Prishtinës në Tiranë janë mbledhur dhjetëra gra aktiviste të cilat kërkojnë drejtësi për vrasjen e Liridona Ademit.
Protestës i është bashkuar dhe ambasadori i Prishtinës në Tiranë, teksa njëra nga aktivistet ka kërkuar që avokatët të mos korruptohen nga paratë e burrave milionerë.
“U bëj thirrje avokatëve dhe juristëve mos u joshni nga paratë e burrave milionerë që qëndrojnë në krah të politikës, biznesmenëve, e atyre që kanë në dorë sistemin e drejtësisë. Ata nuk e dinë se sa herë na vijnë te zyra juridike dhe kërcënohemi nga burrat që janë në zgjidhje martese, hiq dorë nga ky proces. Drejtësi për Liridonën”, tha një prej aktivisteve.
Në fund të protestës, aktivistet ndezën qirinj në nder të 30-vjeçares së ndjerë.