Chelsea fitoi 3-2 kundër Brighton për javën e 14-të në Premier League.
Në këtë përballje u aktivizua dhe Armando Broja, i cili zëvendësoi Mudryk në minutën e 81.
Gjatë një dyluftimi sulmuesi i Kombëtares u dëmtua në hundë dhe pati gjakderdhje.
Broja nuk dëshironte të dilte nga fusha, duke debatuar edhe me arbitrin kryesor Pauson. Pas vendimit të arbitrit ai mori ndihmën mjekësore, dhe u rikthye në fushë.
Chelsea fitoi me dhjetë lojtarë, pasi në të 45 minutë Gallagher u largua me karton të kuq.