-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fshatrat malore të Pakistanit në rrezik nga shkrirja e akullnajave

Kryesoret

Në shpatin e pjerrët të një akullnajeje që kalon nëpër luginën e Hunzës në veriun malor të Pakistanit, Tariq Jamil mat lëvizjen e akullit dhe bën foto. Më vonë, ai krijon një raport me të dhënat nga sensorë dhe një kamerë tjetër, të instaluar pranë akullnajës Shisper, për të përditësuar me informacione banorët e fshatit të tij që gjendet rreth një orë ecje në drejtim të rrymës.

Misioni i 51-vjeçarit është të mbledhë informacione për 200 familjet e fshatit Hassanabad në malet Karakoram, për të mbrojtur mënyrën e tyre të jetesës, e cila është gjithnjë e më e rrezikuar për shkak të liqeneve akullnajore të paqëndrueshme si rezultat i shkrirjes së akullit.

Kur liqenet akullnajore mbushen tej mase ose brigjet e tyre bëhen të paqëndrueshme, ato shpërthejnë, duke krijuar përmbytje vdekjeprurëse që përlajnë urat dhe ndërtesat dhe përfshijnë tokën pjellore gjatë gjithë vargmaleve Hindu Kush, Karakoram dhe Himalaje, që kryqëzohen në veri të Pakistanit.

Me ritmin që është duke vazhduar shkrirja, Akullnajat e Himalajeve do të humbin deri në 75 për qind të akullit të tyre deri në fund të shekullit për shkak të ngrohjes globale, sipas Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar Malor (ICIMOD).

Hassanabad është pjesë e projektit të mbështetur nga OKB-ja për përmbytjet nga shpërthimi i liqeneve akullnajore (Glacial Lake Outburst Flood – GLOF II), për të ndihmuar që të përshtaten komunitetet në rrjedhën e poshtme të akullnajave të shkrira.

Pasi të instalohen të gjithë sensorët, përfaqësuesit e fshatit do të jenë në gjendje të monitorojnë të dhënat përmes telefonave të tyre celularë, thotë Jamil.

“Njohuritë e banorëve janë shumë e rëndësishme, ne jemi vëzhguesit kryesorë. Ne kemi qenë dëshmitarë të shumë gjërave.”/REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit