Alfred Ndoj i shpallur në kërkim prej kohësh është arrestuar ditën e sotme së bashku me 4 persona të tjerë.
Ai ka qënë bashkëpunëtor për pengmarrjen e një qytetari dhe për plagosjen e tij me sende të forta.
Ata u arrestuan nga Policia e Vlorës. Mësohet se për motive të dobëta, kanë mbajtur me forcë, në automjet, shtetasin G. O., e kanë plagosur atë rëndë, me sende të forta, dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja, në rrugë.