Liverpool shënoi dy gola në fund të takimit për të mposhtur në një ndeshje “thriller” 4-3 Fulham në Anfield, duke rrëmbyer dhe vendin e dytë në tabelën e Premier League.
Rezultati e zgjeron ecurinë e pamposhtur të ligës për “The Reds” në tokën vendase në 19 ndeshjet e fundit (16 fitore, 3 barazime).
Vendasit gjetën avantazhin në minutën e 20-të ku një goditje dënimi e Alexander Arnold goditi shpinën e portierit Leno me topin që përfundoi në rrjetë.
Në 11 ndeshjet e fundit në Anfield, nuk ishte pare që dy ekipe të shënonin në pjesën e pare, megjithatë Fulham e theu këtë ecuri duke gjetur golin e barazimit me një ish is Harry Wilson.
Për të rikthyer në avantazh vendasit mendoj Mec Allister, i cili shënoj në minutën e 38-të.
Në përfundim të pjesës së pare Fulham surprizoi dhe një here duke barazuar shifrat me holandezin Tete në minutën e 45+3’.
Në pjesën e dytë miqtë filluan të besonin tek fitorja dhe 10 minuta para përfundimit të sfidës gjetën avantazhin me Bobby Decordova-Reid.
Kjo ndeshje ishte kaotike që në fillim dhe nuk u ndal deri në fund, pasi dy gola në mbyllje të sfidës përmbysën fatin e Liverpool-it.
Wataru Endo barazoi shifrat në 3-3 në minutën e 87-të dhe Alexander Arnold përmbysi gjithçka vetëm 2 minuta më vonë për të siguruar fitoren e të tijëve.
Me këtë 3 pikësh Liverpool ngjitet momentalisht në vendin e dytë në renditje me 31 pik.