Etjan Nikulaj i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në hyrje të qytetit të Lezhës është mësohet mbajtur në vëzhgim nga autorët për të paktën dy ditë me radhë.
Në këtë konkluzion kanë dalë hetuesit pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të bizneseve në zonën e Lezhës dhe të Shëngjinit, ku qëndronte dhe lëvizte më së shumti viktima.
Mësohet se automjeti tip ‘BMW’ ngjyrë gri e përdorur nga atentatorët që e gjet e djegur në zonën e Rinasit është fokusuar edhe një ditë para ngjarjes duke lëvizur në zonën e Lezhës, por nuk është arritur identifikimi i personave që kanë qenë brenda makinës, pasi ata janë treguar të kujdesshëm.
Ndërkohë deri tani janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, mes të cilëve dhe pjesëtarë të fisit Lekstakaj me të cilët janë në hasmëri fisi Nikulaj, por nuk është arritur të provohet që të kenë lidhje me ngjarjen dhe ata janë lënë sërish të lirë.
Nga ana tjetër është zbardhur edhe ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e viktimës ku 40-vjeçari Etjan Nikulaj është përshkuar nga 7 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, ku dy prej tyre i kanë prekur organet jetësore duke i marrë edhe jetën.
(FOTO) Ky është kallashi me të cilin u ekzekutua dje në Lezhë Entjan Nikulaj