Ish-kryeministri,Sali Berisha ka qenë pasditen e sotme në diskutimet për buxhetin e vitit 2024, ku ai bëri thirrje për revoltë.
Sipas Berishës tashmë beteja në Parlament ka nisur.
Ai theksoi se deputetët e Partisë Demokratike po mundohet të luftojnë betejën kundër grushtit të shtetit.
“E thatë bukur që duhet të protestojmë. Dhe ajo që po bëjmë në parlament, kërkoj mirëkuptimin tuaj dhe të gjithë shqiptarëve. Ajo është betejë kundër grushtit të shtetit. Në mënyrë absolute, Edi Rama ka kryer grusht shteti brenda shtetit.
Sipas ish-kryeministrit, Edi Rama nuk largohet në mënyrë tjetër.