-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuarit nga Spanja dhe Gjermania

Kryesoret

Janë ekstraduar në Shqipëri dy persona, një nga Gjermania dhe një Spanja, pasi ndaj tyre GjKKO-ja ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprimtari kriminale.

Nga Gjermania u ekstradua 33-vjeçari Ahmet Sulltani, i lindur në Palestinë, pasi trafikonte emigrantë ilegal drejt Gjermanisë në këmbim të parave, saktësisht kërkonte 5 mijë euro për person. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Nga Barcelona u ekstradua një 31-vjeçar shqiptar, Gjergj Zefi, i akuzuar për shitje dhe për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjergj Zefi akuzohet gjithashtu se ka qenë pesë e një bande kriminale që mbante, transportonte, prodhonte, dhe shiste lëndë narkotike.

Të ekstraduarit iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime procedurale të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit