Euro ka pasur një rritje pozitive në fillim të kësaj jave.
Sipas kursit të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, të hënën euro u këmbye me 101.75 lekë duke pësuar një rritje me 0.58 lekë krahasuar me javën që lam pas.
Kjo rritje e euros solli dhe ndryshim pozitiv edhe në monedhat e tjera të huaja.
Dollari Amerikan u këmbye të hënën me 93.63 lekë, në rritje me 0.74 lekë krahasuar me të premten. Paundi Britanik shënoi një rritje edhe më të fortë, me 1.21 lekë dhe u ringrit në nivelin e 118.63 lekëve.
Shpresohet një rritje sado e vogël e euros për shkak të shpenzimeve buxhetore të muajit dhjetor.