-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

20 “lordët e kokainës” që kërkohen nga Belgjika, mes tyre dhe shqiptarë

Kryesoret

Së fundmi janë publikuar nga mediat belge emrat dhe pseudonimet e 20 lordëve të kokainës që kërkohen nga policia belge, mes tyre dhe dy shqiptarë.

Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, është një nga drejtuesit e Kompania Bello, një organizatë kriminale shqiptare me tentakula në Dubai, Antwerp, Ekuador dhe Kolumbi.

Eldi Dizdari drejtonte organizatën në Dubai, ortaku i tij Dritan Rexhepi mbikëqyrte operacionin nga Ekuadori. Rexhepi, i kërkuar nga Shqipëria për disa vrasje, ishte arratisur më parë nga burgu Merksplas.

Policia italiane e ka quajtur Kompania Bello “organizata më e madhe kriminale shqipfolëse e krijuar ndonjëherë”, me një model biznesi të sofistikuar që përfshin të gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës.

Në listë spikat dhe emri “Cinco” i cili sipas mediave belge ishte një nga yjet në rritje të botës kriminale të Antwerp, derisa u sëmur rëndë. Pseudonimin ia ka borxh një klubi të madh nate në Shqipëri, të cilin e ka në pronësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit