Aleksandar Gjorçevski, babai i 14-vjeçares që u rrëmbye dhe u vra në Maqedoninë e Veriut, ka dalë mbrëmjen e kësaj të hëne para Gjykatës Penale në Shkup.
Në momentin që ai hyn në ambientet e gjykatës sheh nga kamerat dhe bën me dy gishtat e mëdhenj shenjën ‘OK’
Kryeprokurori Gavrill Bubevski tha në konferencën për shtyp tha se organizatorët i kanë marrë informatat nga babai i viktimës, se kur vajza do të dalë nga shtëpia, kjo sipas tij e bazuar në provat e deri më tanishme.
“Për babain tani për tani kemi dëshmi se si ndërmjetësues ka marrë pjesë në informimin kur vajza do të dalë nga shtëpia që të rrëmbehet. Nuk kemi njohuri se është i involvuar në motivin e vrasjes. Një nga personat e dyshuar tha se informatat për vajzën i ka babai”, tha Bubevski në konferencën e paradites së sotme, ndërsa shtoi se babai i ka mohuar veprimet.
Në konferencë për shtyp u theksua se tre të dyshuarve u është masa e sigurisë me paraburgim 48-orësh.
Ndërsai dyshuari i parë, i cili është organizator dhe ekzekutor i vrasjes, është në arrati.