Maqedonia u trondit nga një vrasje e dyfishtë. Rrëmbimi dhe eliminimi i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, që u shpall e zhdukur më 27 Nëntor dhe u gjet e vrarë mbrëmjen e së dielës në periferi të Shkupit në Maqedoninë e Veriut dyshohet se është organizuar nga babai i saj.
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në një konferencë të përbashkët me prokurorët e çështjes teksa zbardhi dinamikën e ngjarjes, bëri të ditur se 5 persona janë identifikuar si autorë të krimit, 4 prej të cilëve janë arrestuar.
Por si u rrëmbye, u vra dhe motivi i kësaj ngjarje të rëndë, por edhe ku lidhet me të moshuarin që gjithashtu u ekzekutua, “5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë me gazetarin Avni Tahiri nga Maqedonia e Veriut që njoftoi për të gjitha detajet. Për më shumë dëgjoni intervistën më poshtë.