Vanja Gjorcevska, 14-vjeçarja nga Shkupi u rrëmbye dhe u vra pasa disa kohësh nga i dyshuari kryesor Ljupço Palevski.
Autopsia e kryer nga autoritetet, mohon zërat në media, por edhe komentet e profesorit të kriminalistikës se vajza është mbytur në çantë gjatë rrëmbimit.
Kjo do të thotë se Vanja ishte gjallë nga vendi ku u rrëmbye deri në vendin ku u qëllua. I pandryshuar mbetet fakti i vërtetuar në hetim se i dyshuari Ljupço Palevski-Palco ka qëlluar mbi Vanjën.
Sipas informacioneve jozyrtare të marra nga Mjekësia Ligjore “Skopje1”, Vanya është qëlluar në pjesën e kokës. Eksperti i plumbave do të duhet të përgjigjet se me çfarë lloj arme është qëlluar.
Për këtë rast, nga fillimi i hetimeve nga Prokuroria e deri më tani, nuk ka të dyshuar të rinj përveç gjashtë, prej të cilëve pesë persona janë në paraburgim prej më shumë se gjysmë muaji.