-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tymi i politikës te “5Pyetjet”/ Klosi nuk hap rrugë, Xhaferraj: Detyrim Kushtetues

Kryesoret

Tym, flakë dhe kaos. Kjo ishte panorama e seancës së sotme të parlamentit që u mbyll brenda 12 minutash pasi opozita nuk lejon zhvillimin e jetës normale në Kuvend pa u plotësuar tre kushtet, mes tyre ngritja e komisioneve hetimore. Por çfarë do të bëjë shumica socialiste?

I ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi deklaroi se socialistët nuk do të hapin rrugë.

Ishim dje në stadium, flakadanë, ishim sot në Shkodër, pema e vitit të ri, fëmijët që luanin. Edhe kjo e sotmja me flakadanë në parlament…nuk është një tension në parlament, por një moment, një zgjedhje e vetë PD-së, kur flisnin deputetët socialistë për problemet në zonat elektorale, të PD-së kanë vendosur ta veprojnë kështu.

Për komisionet hetimore ka një të drejtë të opozitës për të kërkuar ngritjen dhe një të drejtë të shumicës për të përcaktuar qëllimet dhe arsyet se përse kërkohet. Tek kërkesat nuk përcaktohet sepse nuk mjafton kërkesa pa arsyen që kërkon, tema konkrete” tha ai.

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj tha se Kushtetuta e detyron qeverinë që të pranojë ngritjen e komisioneve hetimore. “Kjo ishte një zgjedhje e detyruar e opozitës. Gjykata Kushtetuese, jemi në detyrim kushtetues, e kërkoi pakica, është e detyrueshme.

Kuvendi është i detyruar ta ngrejë. Pastaj kemi ligjin për komisionet dhe tre herë adresimin e kësaj çështje në Kushtetuese dhe në të tre herët thotë që është e detyrueshme që të ngrihen nëse e kërkon opozita” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit