-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babai i killerit që dyshohet si vrasës i Liridonës: Për mua është i vdekur

Kryesoret

Babai i Granit Plavës, personit që dyshohet se e ka kryer aktin e vrasjes së Liridona Ademajt, në një intervistë për mediat në Prishtinë ka thënë se nëse djali i tij e ka bërë një vepër të tillë atëherë “është i vdekur për të”. Mursel Plava ka treguar se Graniti jetonte vetëm me gruan dhe fëmijët e tij, ndërsa ai vetë në Kroaci dhe se kishte dy ditë që kishte ardhur në Kosovë.

“Është shumë e vështirë për tri shtëpitë. Nuk po mundem as me paramendu. Nuk mund ta besoj që djali im e ka bërë këtë. I them hetuesisë ta çojnë deri në fund, si ka ardhur deri te kjo, kush ka qenë iniciator. Me marrë dënimin e merituar”, ka thënë ai për Indeksonline.

“Kurrë se kisha menduar që e bënë atë punë. Nëse Graniti e ka bo këtë rast le ta merr dënimin e merituar”, ka deklaruar Mursel Plava, babai i Granit Plavës i dyshuar si dorasi në vrasjen e Liridona Ademajt.

“Gruaja e tij është e tronditur, nuk po mundet me besu. Nuk e kam takuar. Nuk du me shku me taku, du mu qetësu, nuk jam në gjendje me taku” tha ai. “Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, është i vdekur për mua, është i vdekur për jetë”, tha Plava. Ai gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit