-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kolegët kujtojnë Mirush Kabashin: Nuk do të shuhet kurrë arti i tij

Kryesoret

Artistë dhe miq të nderuar të Mirush Kabashit, kanë shprehur sot ngushëllimet e tyre.

Aktori Xhelal Tafaj u shpreh se veprimtaria artistike që Mjeshtri i Madh la pas nuk do të shuhet kurrë.

“Regjisori dhe miku i fëmijërisë Haxhi Rama tregon se përveç se një aktor i jashtëzakonshëm Mirush Kabashi ishte edhe një koleg i veçantë. Veprimtaria artistike që Mjeshtri i Madh la pas nuk do të shuhet kurrë”, u shpreh ndër të tjera aktori Xhelal Tafaj.

Gjithashtu ngushëllimet e tij i ka shprehur edhe aktori Muharrem Hoxha i cili kujtoi punën dhe veprimtarinë e Mirushit duke e cilësuar si “Kolos i Artit”.

“Po ikën plejada e aktorëve më të mirë. Mirushi kishte vendin e tij këtu. Njëherë kam punuar me Mirushin dhe ishte shkollë më vete. Qen i punës në kuptimin i përpiktë për atë që donte. Kam bërë një komedi me Mirushin, dy vëllezër e gjysmë. Kishte lezet kur e shihje, nur. Recitimet që ka bërë Mirushi, edhe në komedi edhe citime. Kolosi i artit”, tha Muharrem Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit