-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më kërcënuan dhe më ofruan azil”! Dosja Beleri, zhduket vëllai i të infiltruarit, çfarë tha në dëshmi?

Kryesoret

Avdyl Rama, vëllai i të infiltruarit të policisë Arsen Rama ishte parashikuar që të pyetej ditën e sotme, por policia solli njoftimin në gjykatë se ai nuk ndodhet në Shqipëri dhe është larguar në 22 korrik nga Shqipëria. Avokatët e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit akuzuan se policia nuk donte ta sillte në gjyq. Më pas në gjyq u lexua dëshmia e tij e parë në Maj.

Isha dëshmitar në takimin mes vëllait dhe Fredi Belerit që ka zgjatuar tre minuta në Potam. Nuk kam informacion se çfarë u bisedua. E njoh Belerin sepse e kam furnizuar me peshk lokalin e tij”. Kjo është dëshmia e Avdyl Ramës në 14 Maj pas arrestimit të Fredi Belerit.

Por çfarë ndodhi më pas? Ai ka treguar në Maj se e kanë kërcënuar. “Më thanë thuaj vëllait të heqë dorë nga dëshmia. Do u largojmë jashtë vendit dhe do u japim azil. Njëri më preku në sup, më tha fol më vëllanë dhe tërhiq denoncimet.

Edhe një tjetër rast një person më ndaloi, dhe kishte një send në dukje si armë, më kërkoi të njëjtën gjë dhe më shau në gjuhën greke”. Kjo dëshmi e Avdyl Ramës është lexuar në sallën e gjyqit, që nuk është pritur mirë nga avokatët e Belerit.

Kryebashiaku i zgjedhur i Himarës, Beleri deklaroi se “do të dëshmoja po të kisha besim, por në dosje ka dokumente të falsifikuara”. Avokati i tij më pas jashtë sallës së gjyqit deklaroi se “nuk ka asnjë lloj prove, veçse disa deklarata të dy vëllezërve që mbrojnë njëri tjetrin. Ata kanë qenë disa herë të dënuar. Kanë lidhur një plakë ata në Durrës. janë disa herë të dënuar, i përdor policia”- tha avokati i Fredi Belerit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit