-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mjeku “skanon” burrin që porositi vrasjen e gruas: Çfarë e shtyu?

Kryesoret

Referuar vrasjes së Liridona Ademajt, neuropsikiatri Sami Rexhepi, tha se është shumë shqetësuese për një shoqëri shumë të vogël, siç është Kosova, që brenda pak muajve të ndodhin këto vrasje e plaçkitje të armatosura. Sipas tij, përgjegjës për këto rast janë edhe institucionet, ngase thotë se njerëzit që kanë kryere vrasje e grabitje, ata më herët kanë qenë të lirë rrugëve edhe pse kanë pasur 17 vepra penale. Rexhepi tha se vrasja e Liridona Ademaj është një vrasje shumë e rëndë pasi ka qenë e planifikuar dhe me paramendim. Ai tha se problem këtu është se vendi është në tranzicion kulturor.

“Është një vrasje shumë e rëndë për shkak se është një vrasje e planifikuar dhe që ka ndodh me paramendim. Çka ka mujt me shty? Thjesht është një numër shumë i madh i vrasjeve kohëve të fundit, mandej kemi pas edhe disa raste të vetëvrasjes, krejt po flasim për dy muajt e fundit që është shqetësuese edhe që në një moment na duhet me u ndal dhe me menduar se ka po shkojmë si shoqëri, apo çka jemi duke bërë si shoqëri për me parandaluar këto raste.

Ne nuk mundemi me marr model Zvicrën se jemi mentalitet krejt tjetër, nuk mundemi me marr model Kanadanë se i kemi specifikat tona por duhet ta ndërtojmë këtë shtet konform rrethanave të cilave jetojmë dhe funksionojmë”. Neuropsikiatri Rexhepi tha se problem është edhe që një numër i dhunës në familje shkaktohet nga personat që abuzojnë me substanca narkotike, për të cilën tha se në Kosovë nuk ka institucione që merren me trajtimin e këtyre personave, raporton EO.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit