Vendimi për një nga rastet më të rënda kriminale që ka tronditur opinionin publik është shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murseli për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Pas përfundimit të seancës, familjarët e viktimës reaguan publikisht, duke e cilësuar vendimin si një hap drejt drejtësisë, ndonëse jo të mjaftueshëm për të shuar dhimbjen e humbjes.
“Sot është konfirmuar ajo që kemi thënë që në fillim, se ky krim ka qenë i organizuar. Ky vendim nuk është vetëm për ne si familje, por për Liridonën dhe fëmijët e saj që do të jetojnë pa nënën. Dhimbja nuk largohet, por ky vendim na ka lehtësuar sadopak dhe ishte diçka që e prisnin jo vetëm familjarët, por edhe mbarë opinioni,” u shpreh vëllai i saj.
/5pyetjet.al









