-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga 1 janari qytetarët e Kosovës lëvizin pa viza, por cilat janë kushtet?

Kryesoret

Faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës, ka publikuar disa informacione të rëndësishme në faqen e tyre zyrtare  lidhur me afatin e pasaportës për qytetarët e Kosovës që duan të hyjnë në zonën Shengen pas 1 janarit 2024, kur edhe pritet të liberalizohen vizat.

Sipaskëtij informacioni, për të hyrë në zonën Shengen është e rëndësishme që qytetarët të kenë pasaportë me afat të mjaftueshëm.

Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen.

“Për shembull, nëse planifikoni të hyni në zonën Shengen më 1 mars, 2024 dhe deklaroni tek policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars, 2024 atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor, 2024 pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit” shkruhet në njoftim.

Nga 1 janari i vitit të ardhëm, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit