Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Derviçan, dyshohet se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru, ka rënë zjarr në banesën e një 55-vjeçari me inicilet Dh. K.
Nga flakët është dëmtuar lehtë vetë 55-vjeçari i cili po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit.