Entjan Nikulaj i cili u vra të shtunën e kaluar mendohet të jetë ndjekur për më shumë se dy orë nëpër qytetin e Lezhës.
Vrasësit e dyshuar të tij lëviznin me një makinë të tipit BMW e cila rezultoi e vjedhur.
Automjeti i tyre ka bërë rrugëtimin fillimisht nga Fushë-Kruja drejt Lezhës dhe nga kamerat e sigurisë rezulton se përndjekja e viktimës, Entjan Nikulaj ka nisur rreth orës 18:30.
Grupi hetimor ka dyshime se autorët janë ndihmuar nga person atë tjerë të cilët kanë qenë vëzhgues për shkak të distancës që ata mbanin për të mos u vënë re nga Entjani.
Në orën 9 të mbrëmjes në vendin e quajtur “Ura e Trenit” ata kanë qëlluar mbi Entjani Nikulajn duke përdorur 2 kallashnikovë ku ai mori 7 plumba e si pasojë ndërroi jetë.