I gjithë populli francez është duke kaluar një moment “shokues” pasi një 15-vjeçar ka deklaruar në polici se ka vrarë dy prindërit e tij.
“Isha unë”, thuhet se u ka rrëfyer ai hetuesve.
Siç raportojnë mediat e huaja i riu ka vrarë prindërit e tij me një pushkë në emër të babait pasi ky i fundit praktikonte qitje sportive. Më pas 15-vjeçari i ka vënë zjarrin shtëpisë për të fshirë çdo lloj gjurme që mund ta lidhte me vrasjen e dyfishë.
Hetuesit kishin rreth një javë që po punonin për çështjen, pasi kishin gjetur trupat e dy bashkëshortëve të djegur, por me plagë të shumta me armë zjarri.
Policia franceze në fillim është fokusuar në gjetjen e 15-vjeçarit, djali i viktimave i cili ishte zhdukur pa lënë gjurmë, në fillim është menduar për një sulm terrorist dhe grabitje ndaj familjes e cila kishte dhe një fermë në pronësi të saj.
Por i gjithë opinioni francez u trondit rëndë kur djali u gjet në Montperllie dhe nuk nguroi të pranonte krimin se kishte vrarë prindërit, duke thënë fillimisht “isha unë”.
Sipas asaj që shkruajnmediat franceze, djali do të kishte rrëfyer qartë para Prokurorisë se kishte vrarë nënën dhe babanë e tij me të shtëna me armë zjarri, një version që përputhet me gjendjen e trupave të gjetur, të dy të gjetur me plagë me armë zjarri në kokë dhe gjoks. 15-vjeçari ka shpjeguar gjithashtu se prej disa kohësh ka menduar të “eliminojë prindërit”.