Banda e cila u vu në pranga nga grupi hetimor i Milanos po sjell detaje të tjera për ata që ishin pjesëtarë.
Gjithçka ata e bënin në detaje dhe me shumë kujdes.
Ata mblidheshin së bashku çdo mbrëmje në Varedo, Brianza të Italisë. Telefonat e tyre liheshin përherë në shtëpi.
Pastrimi i makinës nga çdo përgjues kryhej në baza javore dhe çdo herë ndërroheshin targat.
Grabisnin dhjetëra banesa/ Policia shpërbën bandën e shqiptarëve në Itali
Banda përdorte një formacion tipik për secilin nga pjesëtarët.
41-vjeçari Andrea Alija, i njohur si “Bledi” në timon, 34-vjeçari Ermal Damzi si vëzhgues dhe dy akrobatët, Kristian “Kristi” Filopati 30 vjeç dhe 32-vjeçari Sajmir Damzi, i njohur si “Miri”, grabisnin shumë apartamente në ditë, kryesisht në provincat e Milanos, Monzës dhe Vareses.
Sajmiri kishte humbur jetën në një aksident rrugor në 20 tetor.