Një person ka raportuar se dy gra kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 07:00, në Gjilan.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat femra kosovare kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.