Motivet e vrasjes në Fier, ku u ekzekutua 41-vjeçari, Elton Javori mbeten ende mister.
Ajo çfarë dihet dhe është raportuar deri më tani është se viktima u vra rreth 150 metra larg shtëpisë së tij.
Elton Javori sapo ka zbritur nga makina e tij është qëlluar me dy plumba në bark, plagë të cilat rezultuan fatale me 41-vjeçarin i cili fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Është bërë me dije se Elton Javori2 javë më parë ishte kthyer nga Gjermania, ku jetonte dhe vëllai i tij.
Viktima nga banorët e zonës nuk njihej si person problematik, por dyshohet se gjatë kohëve të fundit ai ishte përfshirë në një konflikt.