-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dinamika/ Plumba nga makinat në lëvizje, si u vra Javori nga dy vëllezërit në Fier?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi me armë zjarri që ndodhi paraditen e djeshme në lagjen “16 Prilli” në Fier. Elton Javori 41-vjeç u ekzekutua nga një makinë në lëvizje, tip “Bez”. Sipas policisë në makinën që qëlloi drejt Javorit ishin dy vëllezërit Agim dhe Kreshnik Gashi, 35 dhe 33-vjeç.

Ditën e djeshme në lagjen “16 Prilli”, Fier, nga një automjet tip “Benz”, nga krahu i pasagjerit, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Fuoristradë” e cila drejtohej nga shtetasi Elton Javori 41-vjeç.

Pas këtij veprimi, Javori ka qëlluar disa herë me armë zjarr pistoletë në drejtim të automjetit tip “Benz”. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i vrarë 41-vjeçari.

Vrasja në Fier, Gashi dhe Javori patën shkëmbim zjarri, u gjet pistoleta

Nga hetimet rezultoi se autorët që udhëtonin me automjetin tip “Benz” janë Agim Gashi 35 vjeç dhe Kreshnik Gashi 33 vjeç (vëllezër) të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore” thotë policia.

Gjithashtu, sipas policisë në afërsi të automjetin tip “Fuoristradë” u gjet një armë zjarri pistoletë. Motivi i kësaj ngjarjeje kriminale sipas policisë dyshohet një konflikt i nisur disa kohë më parë midis Agim Gashit dhe Javorit.

24 orë, asnjë gjurmë! Vrasësi në Fier zhduket bashkë me “Benz”-in (Pistat)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit