Nën hijen e qëndrimeve të ndryshme që Greqia dhe Turqia kanë për luftën në Izrael, presidenti turk ka vendosur që në vizitën e sotme zyrtare në Athinë t’i bëjë homologut të tij.
Sipas mediave greke, presidenti i Turqisë i ka dhuruar kryeministrit grek një libër për historinë e Gazës.
Mësohet se dhuratën e ka marrë këshilltari diplomatik i presidencës turke, Tsagatai Kiliç, i cili e ka kërkuar nga drejtori i komunikimit, Fahreddin Altun, ndërkohë që takimi Mitsotakis-Erdogan ishte në zhvillim e sipër.
Dhuratat nga pala greke u mbajtën nga drejtoresha e zyrës diplomatike të kryeministrit grek, Anna Maria Eleni Boura .
Kujtojmë se Erdogan e ka kundërshtuar përcaktimin e Hamasit si organizatë terroriste dhe ka dalë ashpër kundër presidentit izraelit Benjamin Netanyahu që nga fillimi i luftës në Izrael.
Nga ana tjetër, Greqia ka dënuar sulmin terrorist të Hamasit, ka shprehur mbështetjen e saj për të drejtën e vetëmbrojtjes së Izraelit dhe kërkon lirimin e pengjeve si dhe mbështetje humanitare për palestinezët në Gaza.