Në Itali janë arrestuar dy shqiptarë si dhe u janë sekuestruar rreth 2 kilogramë kokainë dhe rreth 4 mijë euro.
Nga kontrolli i policisë rreth gjysmë kilogrami kokainë u gjend e fshehur brenda në një makinë, e bllokuar nga oficerët në dalje të autostradës së Alessandrisë lindore.
Siç raportojnë mediat italiane një kilogram e 300 gram kokainë u gjet në një garazh në qendër të Alessandria, pasi kontrolli i shtëpisë kishte dhënë rezultate negative. Janë arrestuar dy persona me kombësi shqiptare 36 dhe 33 vjeç, pa precedentë penalë.