Në SPAK janë tre vende të lira për prokurorë. Kush janë kandidatët dhe kush do të fitojë? Ambasada amerikane në Tiranë po ndjek procesin dhe këtë ia bëj të ditur edhe KLP-së publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale.
Selia diplomatike shprehet se pret që ky proces kyç të çojë në përzgjedhjen e prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë.
“Ambasada e SHBA po ndjek nga afër intervistat dhe vlerësimet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për kandidatët prokurorë që aplikojnë për tre vendet e fundit bosh në SPAK.
Shtetet e Bashkuara presin që ky proces kyç të çojë në përzgjedhjen e prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë.
Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për ta mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe mbron sundimin e ligjit. SPAK mbetet një pjesë kritike e asaj përpjekjeje” shkruan ambasada.