Politikani serb Aleksandër Arsenijeviç është arrestuar paraditen e sotme nga policia në veri të Kosovës.
Siç bëhet me dije Arsenijeviç është arrestuar për moszbatim të urdhërave policore.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur poashtu se politikani serb kishte edhe veturën e paregjistruar.
Politikani serb është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, ai është gjithashtu kryetari i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa Serbe”.