-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjen ambasadori i ri i BE-së në Tiranë: Mezi pres të punoj me popullin shqiptar

Kryesoret

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili sapo është emëruar në këtë detyrë, dorëzoi këtë të enjte letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.

Në një postim në rrjetet sociale, ai thekson se këtë mandat do ta shfrytëzojë maksimalisht për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Kënaqësi që filloj mandatin tim në Tiranë si ambasadori i ri i BE-së. Ne kemi një mundësi unike për ta integruar më tej Shqipërinë në BE duke konsoliduar progresin e arritur deri tani dhe duke ndjekur reformat e nevojshme për ta bërë këtë vend më të begatë, më modern dhe më gjithëpërfshirës. Mezi pres të punojmë së bashku me autoritetet shqiptare dhe popullin shqiptar”, tha ambasadori Gonzato.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit