-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti tragjik, 2/3 e fondit të rindërtimit mbetet e pashpenzuar

Kryesoret

Më shumë se dy të tretat e fondit të programuar për vitin 2023 për programin e Rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019 ka mbetur i pashpenzuar deri në tetor të këtij viti, duke lënë efektivisht shumë pak kohë për realizimin e shpenzimeve të programuara, bëhet e ditur nga raporti financiar mujor i Ministrisë së Financave, publikuar së fundmi.

Sipas raportit, nga 17 miliardë lekë të programuara për rindërtimin për vitin 2023, deri në fund të tetorit janë shpenzuar vetëm 5.4 miliardë lekë ose 32% e programit vjetor ndërsa mbeten për t’u shpenzuar edhe 68% të tjera.

Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.3 në vitin 2019, tërmet që shkatoi 51 të vdekur dhe rreth 1 miliardë euro dëme. Qeveria shqiptare ka shpenzuar deri në tetor të këtij viti 80 miliardë lekë (rreth 800 milionë euro) ndërsa ka 11.6 miliardë lekë shpenzime të parealizura këtë vit dhe planifikon edhe 9 miliardë lekë shpenzime të tjera për vitet 2024 dhe 2025 për një total prej 100 miliardë lekësh.

Shpenzimet për programin e rindërtimit u kryen përmes procedurave të prokurimit emergjent, gjë që nënkupton, konkurrencë të ulët dhe, rrjedhimisht, çmime të larta, por kjo u arsyetua me nevojën e mbylljes sa më parë të plagëve të shkaktuara nga tërmeti. Megjithatë, nga ecuria e shpenzimeve të këtij viti, duket se emergjenca ka konsistuar te procedurat por jo te zbatimi.

Qeveria shqiptare ka ndërprerë mbulimin nga fondet e qeverisë qendrore për subvencionimin e qirave të familjeve të mbetura të pastreha nga tërmeti i vitit 2019, që nga marsi i këtij viti, zyrtarisht me qëllimin e “nxitjes së përfundimit të procesit”.

Sipas Ministrisë së Financave, ndërprerja e financimit të qeverisë qendrore për qiratë është shoqëruar me një rekomandim për bashkitë që të marrin masa për të mbuluar nga fondet e veta këtë shpenzim. Së paku një bashki, Durrësi, thjesht ka ndërprerë pagesat duke lënë në mëshirë të fatit rreth 2500 familje, shtëpitë e të cilave ende presin të riparohen./ BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit