Elton Javori 41-vjeç mbeti i vrarë me armë zjarri paraditen e kësaj të enjteje në Fier. Ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli”.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se autori është identifikuar.
“E kemi identifikuar autorin, po punohet për sqarimin dhe rrethanat që kanë çuar në këtë krim të rëndë” tha ai.
Motivet e kësaj vrasjeje për momentin nuk dihen.
Tronditje dhe frikë në Fier/ U qëllua me disa plumba! 41-vjeçari vdiq në spital