Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka folur në Kongresin e 8 Dhjetorit për digjitalizimin e shërbimeve publike. Ai theksoi se sot janë 1237 shërbime publike tërësisht të dixhitalizuara, e që sipas tij kanë ulur ndjeshëm mundësinë e korrupsionit.
“Tre shtylla kryesore, e para lidhet me reformën në sistemin e drejtësisë si kusht themelor për të luftuar korrupsionin në sektorin publik dhe pa diskutim që me dy kahet e kësaj reforme e cila po lufton tashmë korrupsionin brenda sistemit, por është dhe një kusht themelor për të luftuar korrupsionin për të gjitha shërbimet publike që ofrohen.
Më vjen mirë që sot është realitet, dhë askush më mirë se PS nuk ka bërë më mirë për këtë gjë. Sot vijmë me një panoramë krejt tjetër nga ajo e 10 voteve më parë. 1237 shërbime publike tërësisht të dixhitalizuara, 95% e shërbimeve që ofron qeverisja qendrore jepen në rrugë digjitale, janë këputur marrëdhëniet fizike të zyrtarëve publikë me publikun duke bërë të mundur që mundësia për korrupsion të jetë 0.
Kjo është një fitore e PS që e ka çuar Shqipërinë në një nivel tjetër që vlerësohet sot nga gjithë organizmat ndërkombëtarë. BERZH e ka vlerësuar për tranzicionin si shembullin më të mirë, ndodhet në vendin e 64-të për qeverisjen elektronikë, një pozitë që vazhdon e përmirësohet, falë sigurisht Partisë Socialiste” tha ai.